Levizja perZhvillim Kombtar

Programi i PDM
Home
Kosova
Anketa Jone
Partia e te Drejtave te Mohuara
Lajme
Politike
Aktivizohuni
Linke
Kalendari i aktiviteteve
Na Shkruani
Fotot
Hymni i Flamurit

 
 
 
 
 
 
 

Partia e te Drejtave te Mohuara ( PDM )

 

P R O G R A M I

 

I. Qellimi

 

PDM ka si qellim themelor:

Zhdukjen e diferencave ekonomike, morale, politike dhe shpirterore te krijuara per shkak te sundimit komunist mbi shtresa dhe grupe te caktuara te shoqerise, depolitizimi i problemit te prones se vjeter dhe kthimi ne natyre i saj pronarve te ligjshem autoktone.Garantimi I moskthimit te diktatures komuniste permes fuqizimit te PDM dhe berjes se saj nje faktor te rendesishem ne te gjithe jeten politike te vendit. Kujdesi i vazhdueshem dhe rritja e mirqenies materiale dhe shpirterore per te gjithe popullin shqiptar dhe ne perputhje me vullnetin e tij integrues dhe vetvendoses, krijimin i kushteve per nje europianizim te shpejte dhe te suksesshem .

 

 

Realizimi i qellimit do te bazohet :

 

1. Krijimi i bazes ligjore pėr njohjen dhe dėmshpėrblimin e ish tė dėnuarve dhe tė pėrndjekurve politikė tė njohur si tė tillė  nga Ligji Nr.7748 dt. 29.07.1993 “Pėr Statusin e ish tė Dėnuarve dhe tė Pėrndjekurve Politikė nga Sistemi Komunist” ndryshuar me ligjin Nr. 7771 datė 07.12.1993, mbi bazėn e kritereve tė sotme kushtetuese pėr dėmshpėrblimin e personave tė izoluar apo dėnuar padrejtėsisht.

2. Luften politike parimore per kthimin e plote ne natyre te prones se vjeter te rrembyer nga shteti i diktatures komuniste, pronareve legjitime autoktone. Zhvillimin e shpejte, te qendrueshem dhe te vazhdueshem ekonomik te vendit duke bere kujdes ne privatizimin e prones publike dhe shitjen e tokave shtetrore.

3. Kompesimi moral  dhe kerkimi i faljes publike nga ana e shtetit shqiptar ndaj te gjitha shtresave te popullates qe u krijuan per shkak te luftes se klasave; kulaket, ish pronaret, te debuarit, te “prekurit”, etj., dhe dhenia e mundesisve per te kerkuar rigjykim te ēeshtjeve per te denuarit “Ordiner” tek te cilet i gjithe denimi ose pjese e tij jane te frymezuar nga motive politike.

4. Shpallja si te pavlefshme dhe mbyllja perfundimisht ndaj publikut e te gjitha “Dosjeve” te krijuara nga sigurimi i shtetit dhe te gjitha organet e tjera qe jane marre me perpunimin agjenturial dhe denimin e shqiptareve te caktuar per te qene viktima te luftes se klasave. Venia perpara pergjegjesise ligjore te gjithe frymezuesve dhe hartuesve te dosjeve, si persona pergjegjes per krijimin e frymes perēarese hakmarrese ne gjirin e popullit shqiptar.

5. Zhvillimin e plote dhe te qendrueshem te demokracise dhe shtetit ligjor nepermjet pastrimit te institucioneve publike nga mentalitetet komuniste dhe bartesit e tyre historike. Reformimi i institucioneve shtetrore dhe publike per te qene sa me efektive, transparente, qytetare, konkuruese dhe alternative, te pergjegjeeshme dhe te kontrollueshme.

5. Arsimimin dhe kualifikimin e shqiptareve ne pergjithesi dhe vazhdimin e ndihmes per mbushjen e diferencave kulturore dhe arsimore  per grupet e diskriminuara me zanafille nga sistemi komunist-diktatorial.

            6. integrimin kombetar ekonomiko- kulturor ne hapesirat etnike shqiptare ne perputhje me “kartat” nderkombetare dhe me deshiren e vet shqiptareve, si kusht paraprak per nje integrim dinjitoz  rajonal dhe me pas per nje integrim te plote europian.

            7. Ngritja e vazhdueshme per zgjidhje, ne te gjitha nivelet kombetare dhe nderkombetare dhe venia kusht per bashkepunim me palen greke, njohjen e te gjitha te drejtave ligjore morale dhe materiale te popullates ēame qe eshte shperngulur me dhune nga trojet shekullore qe sot padrejtesisht gjenden brenda territorit te Republikes greke.

 

II.  Qendrimi Politik

 

PDM mendon qe Shqiperia ka nevoje per nje qeverisje te pergjegjeshme te krahut te djathte. Ajo, si force e vertete e qendres se djathte, beson ne deshtimin total te teorise dhe praktikes komuniste dhe merr pozicionin e garantit antikomunist ne politiken shqiptare duke respektuar rregullat dhe standarte politike te pluralizmit dhe te shtetit ligjor.

PDM ne harmoni me frymezimin e saj europian dhe perendimor, gjen perputhjen dhe perkatesine e saj ne  qendren e djathte, demokratike dhe popullore Europiane.

 

III.  Elektorati dhe Aleancat

 

PDM ndryshe nga shume parti te tjera nuk pretendon te jete parti e te gjithe popullit. Me statut PDM nuk mirpret dhe kufizon hyrjen ne rradhet e saje dhe rredhimisht nuk mendon te marre ate fashe te elektoratit qe ka marre pjese apo eshte vene ne sherbim te strukturave te sistemit shtypes dhe denigrues komunist.

Mbeshtetja kryesore e PDM eshte ajo pjese e elektoratit qe ata vete ose familjet e tyre kane vuajtur fizikisht, ekonomikisht dhe shpirterisht diktaturen komuniste. Berthama e sigurte elektorale per PDM mbeten ish te perndjekurit politike, ish pronaret, ish kulaket, te pakenaqurit dhe disidentet antikomuniste, komuniteti i diskriminuar ēam si dhe te gjithe komunitetet dhe qytetaret e ndershem te cilet kane besim se nje Shqiperi e mire do te filloje tek ndreqja e padrejtesive te komunizmit. PDM nuk e ndan elektoratin sipas moshes, arsimit apo statusit te tyre social dhe ekonomik.

            PDM ne menyre taksative eshte e hapur per aleanca qeverisese paszgjedhore vetem me forcat e qendres se djathte, por PDM nuk pranon te hyje ne aleanca elektorale parazgjedhore me asnje force apo grup forcash politike, qofshin keto edhe forca te qendres se djathte.

 

IV. Programi Minimal

 

Objektivi i programit afatshkurter eshte:

 

Realizimi i hartimit dhe miratimit te bazes ligjore per kompesimin material te ish te perndjekurve politike , organizimi i partise ne te gjithe vendin, thirrja e Kongresit te saj te pare dhe pergatitja per zgjedhje.

 

Ky objektiv do te arrihet nepermjet;

 

1. Impenjimit serioz dhe konstruktiv ne dialogun me aktoret e politikes shqiptare dhe te gjitha forcat dhe grupimet e ligjshme e perfaqesuese, shoqerine civile dhe komunitetin, si dhe me institucionet nderkombetare.

2. Shfrytezimit maksimal te institucionit te parlamentit, tryezave partiake te dialogut dhe mjeteve te komunikimit me publikun.

3. Angazhimit ne nje opozitarizem aktiv e te forte, konstruktiv dhe kontribues, duke luajtur rol percaktues ne tonizimin dhe bashkimin e tere opozites se qendres se djathte shqiptare.

 

V.  Programi pas zgjedhor

 

PDM me programin e saj paszgjedhor synon qe ne nje periudhe te arsyetuar mbi bazen e zhvillimeve konkrete ekonomike dhe politike te krijoje ose plotesoje te gjitha kushtet e faktoret per te realizuar qellimin e saj themelor.

PDM pranon te qeverise sebashku me forcat e tjera politike te qendres se djathte qe arrijne te kalojne pragun elektoral te perfaqsimit ne Parlament.

 

- Ne nje kuader te pergjithshem qeverises PDM do te synoje:

 

1. rritjen e shkalles se lirive dhe te drejtave te individit si dhe garantimin ne praktike te tyre; shtimin e mundesive per arsim dhe kulture; shtimin e mundesive per punesim; garantimin e jetes, prones, profesionit dhe mbrojtjes sociale; forcimin dhe mbrojtjen e familjes;

2. rritjen e garantimin e shkalles se lirise e te te drejtave te komuniteteve fetare, kulturore, sociale dhe konsiderimin e tyre si vlera te paperseritshme dhe te domosdoshme.

3 forcimin e identitetit dhe dinjitetit kombetar, rritjen dhe zhvillimin e vlerave kombetare dhe integrimin ne rritje te faktorit shqiptar ne nje rrafsh rajonal dhe europian duke nxitur bashkejetesen, mirekuptimin dhe bashkepunimin.

 

Arritja e rezultateve te mesiperme do te mundesohet nga nje program afatmesem dhe afatgjate reformash institucionale, ekonomike e sociale.

 

A. Programe ne fushen e lirive dhe te drejtave themelore

 

Ne perputhje me qellimin kryesor te themelimit te PDM, partia jone do te synoje ne rivendosjen e ballances te te drejtave karshi grupeve te krijuara artificialisht si rezultat i shtypjes e ushtruar nga diktatura komuniste.Do te behen adaptimet e nevojshme ne legjislacionin e brendshem qe rrjedhin nga   konventat dhe dokumentat e tjera nderkombetare te te drejtave themelore vetjake dhe kolektive, si dhe do te forcohen institucionet e ngritura ose do te ngrihen institucione te reja per zbatimin efektiv te tyre.

 

           PDM gjithashtu ne kete fushe do te angazhohet :

 

1.  Te mbroje dhe te zhvilloje te drejtat e gruas dhe femijes. Gruaja dhe femija jane dy grupet me te prekshem te shoqerise dhe ndaj tyre duhet te kete nje mbeshtetje te vecante. Per gruan duhet te persosen kuadri ligjor dhe nenligjor, si dhe institucionet perkatese per ndeshkimin dhe eleminimin e fenomeneve te shfrytezimit te gruas, trafikut dhe prostitucionit, dhunes familjare, diskriminimit ne pune dhe profesion. Per femijet duhet qe urgjentisht, jo vetem te prezantohet legjislacioni i nevojshem ne zbatim te Konventes se Kombeve te Bashkuara te te Drejtave te Femijes (ratifikuar nga Shqiperia), por dhe gjithe legjislacioni i nevojshem per denimin e shfrytezimit ne pune, abuzimit seksual, pedofilise, dhunes ndaj femijeve. Per te dyja keto kategori, nje vemendje e vecante do t'u kushtohet rehabilitimit, arsimimit dhe kualifikimit te tyre nepermjet sistemit shkollor dhe skemave te posacme te kualifikimit profesional. PDM angazhohet te krijoje lehtesira strukturore e materiale per mundesite e arsimimit te femijeve te braktisur dhe femijeve te rruges.

 

2.  Te garantoje te drejten e qytetarve per informim.Nga te gjitha organet shteterore dhe personat qe ushtrojne funksione shteterore do te kerkohet njohja dhe zbatimi i perpikte i te drejtes se informimit nepermjet programeve dhe instrumenteve te pershtatshem; kujdes i vecante do te tregohet per informimin dhe nxitjen e publikut per ushtrimin e kesaj se drejte, si dhe shmangien  e rasteve te mungeses se transparences nga ana e individeve te veshur me pushtet nepermjet zbatimit te plote te ligjit.

3. Te zhvillohet liria e mediave dhe e drejta e shprehjes nepermjet tyre. Media do te konsiderohet si nje element shume i rendesishem i shoqerise, e cila jep nje kontribut te padiskutueshem ne progresin demokratik e civil te saj.

 

B  Liria e levizjes: Politika diplomatike e PDM do te jete nje politike aktive dhe pragmatiste. Drejtimi kryesor i perpjekjeve ne politiken e jashtme do te jete sigurimi i lehtesive te levizjes per shqiptaret neper bote dhe kryesisht ne vendet e zhvilluara perendimore nepermjet politikave te ekuilibrave te leshimit dhe te kerkeses.

 

C.   E drejta e prones: PDM, duke qene nje parti e qendres se djathte, e konsideron te drejten e prones si nje nga te drejtat themelore te njeriut, garanci per zhvillimin e tregut, shtylle te demokracise dhe shprehje konkrete te lirise se individit. Duke e pare ne kete kendveshtrim, ne mendojme se problemi i prones gjate tranzicionit eshte politizuar ne sherbim te forcave qe kane qeverisur. Perqendrimi i te dy partive kryesoree qeverisese tek i njejti elektorat, ka ēuar ne trajtimin politik dhe jo juridik te konceptit mbi pronen. Trajtimin politik te prones dhe ekonomikisht ne favor te pasardhesve pa prone te vjeter te shtetit te diktatures, na ben ta mendojme zgjidhjen e ketij problemi si domosdoshmeri madhore per stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik te vendit.

 

D.  E drejta e votes per te gjithe shtetasit: PDM do te krijoje te gjitha kushtet ligjore e institucionale si dhe do te kembengule per nje regjistrim te sakte dinamik te popullsise ne vendin tone per te mundesuar  realizimin e se drejtes se votes se lire, te barabarte e te drejte per te gjithe shtetasit qe sipas ligjit iu takon te votojne.

           

 E.  Forcimi institucional. PDM konsideron se reforma institucionale,  ka mbetur prapa dhe eshte larg synimeve per nje shtet institucional dhe ligjor. PDM mendon per nje reforme administrative institucionale te thelle dhe konkrete, duke rishikuar te gjithe ligjet dhe emerimet politike ne administrten publike nga ana e se majtes ne pushtet. Vemendje te veēante partia jone do ti kushtoje reduktimit  te shpenzimeve administrative nepermjet  zvogelimit drastik te numurit te ministrive dhe thjeshtimit te skemes institucionale.

 

Objektivi i reformes institucionale do te jete:

Forcimi dhe persosja e shtetit modern dhe demokratik si shprehje e unitetit te tre pushteteve, te ndara dhe te pavarura, qe funksionon vetem nepermjet institucioneve, dhe qe ka ne thelbin e vet harmonizimin e veprimtarise te shtetit te se drejtes me te drejten per te qene te lire te qytetarve .

 

1.  Strukturat ekzekutive.

 

ne kete drejtim do te realizohen reforma si ne nivelin politik ashtu edhe ne ate civil me qellim shkurtimin ne maksimum te numurit te ministrive dhe dikastereve te tjera qendrore per te ulur shpenzimet administrative dhe zhdervjelltesimin dhe rritjen e eficences te administrates. Do te kerkohet studim i thelle i strukturave te sotme ekzekutive, do te studiohen praktikat e funksionimit te niveleve politike me qellim qe vendimmarrja e ketyre niveleve te ndryshueshme ne raport me ngjyren e forces politike qe merr pushtetin te mos demtoje punen dhe objektivat afatgjate te aparatit civil dhe teknik.

 

2.  Persosjen dhe forcimin e administrates civile.

 

 PDM angazhohet ne zbatimin e plote te kuadrit ligjor aktual dhe te persosjes se tij. Statusi i nepunesit civil do te gjeje zbatim te plote ne te gjitha nivelet e administrates. Rekrutimi dhe karriera do t'u nenshtrohen ligjeve dhe kritereve teresisht profesionale duke e ēliruar administraten nga politizimi, klientelizmi, nepotizmi dhe krahinizmi. Do te zbatohen programe per trainimin profesional dhe nxitjen e sa me larte te performances nepermjet promovimit ne detyre dhe shperblimeve te pershtashme e te drejta.

3.  Organet e rendit publik

Organet e rendit do ti neneshtrohen nje seleksionimi te kujdesshmem dhe largimit nga rradhet e policise te te gjithe atyre personave te cilet kane marre pjese ne nivele te larta te shtetit te diktatures apo jane perfshire ne akte dhune kunder shtetit dhe institucioneve te tij. PDM beson se paga e sotme e punonjesve te policise eshte page aq e ulet sa qe ne vend ta ndaloje, e stimulon mosberjen e detyres dhe indiferencen kriminale duke e bere te domosdoshme rritjen e saje. Ne mendojme se asistenca e huaj qe ka disa vite qe i jepet dhe do te vazhdoje ne te ardhmen ti jepet vendit tone nga policite e vendeve me te perparuara te botes eshte e mjaftueshme per ta konsideruar bazen ligjore dhe tekniko operacionale te kompletuar per nje lufte te suksesshme kunder krimit dhe mbajtjen e rendit.

 

4.  Forcat e armatosura

 

  Do te vijoje reforma ne Forcat e Armatosura si modernizimin dhe aftesimin e tyre brenda mundesive ekonomike e njerezore te vendit dhe integrimin ne strukturat ushtarake EuroAtlantike, duke bere pastrimet e nevojshme nga ushtria e te gjithe elementeve qe u  perfshine ne kryengritjen e armatosur te vitit 1997.

 

5.  Qeverisja Vendore:

 

PDM angazhohet ne vazhdimin e reformes se decentralizimit dhe vecanerisht te zbatimit efektiv te saj ne perputhje me Karten Europiane te Autonomise Vendore, me Strategjine Kombetare te Decentralizimit dhe me tendencat e natyrshme te zhvillimit te komuniteteve vendore, dhe rajonale. Paralelisht me decentralizimin dhe autonomine vendore do te reformohet shperndarja e kompetencave te strukturave qendrore te ekzekutivit, duke transferuar me shume prej tyre ne nivel rajonal dhe duke krijuar keshtu kushte per nje bashkeveprim konstruktiv te qeverisjes vendore dhe asaj qendrore per te qene sa me prane publikut dhe perfituesve.

 

6. Sistemi i drejtesise.

 

Ne rradhe te pare i gjithe sistemi i drejtesise, duke filluar qe nga keshilli i larte i drejtesise dhe te gjitha institucionet qe japin drejtesi ne Republiken e Shqiperise, do ti nenshtrohen nje seleksionimi te sakte dhe te thelle per te gjithe ish gjykatesit, hetuesit dhe prokuroret e kohes se diktatures qe kane marre pjese ne gjyqet politike te asaj kohe. Do te permiresohet mbi baza reale te pavaresise, depolitizimit e vetkontrollit, ne te tria shkallet juridike te tij. Do te ridimensionohen raportet organe gjyqsore-prokurori-organe policore si ne drejtim te pavaresise nga njera tjetra ashtu dhe te rritjes se bashkeveprimit midis  tyre. Ne qender te vemendjes do te jene te drejtat e individit dhe mbrojtja e tyre ne menyre profesionale dhe transparente. Sistemi i drejtesise ka nevoje per permiresime brenda-strukturore, rritje te nivelit profesional te gjyqtareve dhe forcim e konsolidim te kodit etik e profesional te tyre nepermjet forcimit te mekanizmave te pergjegjshmerise dhe garantimit te paprekshmerise se gjykatesve per shkak te vendimeve qe ata japin.

 

7.  Sistemi Shendetsor:

 

Sistemi shendetsor ne Shqiperi le shume per te deshiruar. Nga ana e qeverise problemi i shendetit publik eshte konsideruar i zgjidhur vetem nepermjet perpunimit te nje kuadri ligjor te kopjuar dhe te pamjaftueshem per kushtet e vendit tone. PDM do te kembengule per te permbysur pozitivisht gjendjen duke rritur kontrollin ne lidhje me shpenzimin e fondeve publike apo donacioneve si dhe duke rritur kontributin me fonde te Buxhetit te shtetit per kete sektor.

 

8.     Ekonomia dhe Financa

 

PDM mendon se ekonomia shqiptare ka hedhur hapa perpara ne saje te hapjes dhe demokratizimit te Shqiperise duke krijuar kushte te pershtateshme per lirine e individit dhe iniciativen e lire. Ekonomia shqiptare megjithate vuan nga centralizimi i tepruar shtetror, monopolet dhe korrupsioni i gjithanshem. Ne mendojme se reformat e kryera pas vitit 1997 ne ekonomi jane reforma te cekta dhe pa nje vizion zhvillues afatgjate. i gjithe vendi eshte i zhytur ne nje cikel afatshkurter ekzistence, pjesa me e madhe e popullsise nuk ka krijuar asnje baze ekonomike per te nesermen, shumica e puntoreve dhe nenpunesve private i pret nje pleqeri pa pension,  paga pa perjashtim ne te gjithe sektoret per nenpunesit e ulet dhe te mesem si dhe per punonjesit e thjeshte e eshte ne nivel me te ulet sesa niveli i ulet i jeteses etj.. 

Ne te tilla kushte del e nevojshme qe te ndryshohet totalisht qendrimi dhe filozofia e deritanishme e zhvillimit duke ju dhene vend  reformave te reja zhvilluese, pranimi total dhe pa kushte i glaobalizmit si fenomen i papermbajtshem ekonomik, stimulimi i financave private vendase, krijimin e zonave te lira doganore, krijimi i nje sistemi fiskal modern te kompjuterizuar per te gjithe, etj.. Nje problem shume i rendesishem me efekte pozitive kombetare eshte kundershtimi i privatizimeve gjoja nga investitore “ strategjike” te huaj, privatizimet e telekomit, energjititkes dhe bankave duhet te rishikohet ne favor te investitoreve vendas qe po mbeten jashte skemes se kapitalit te madh, nga ana tjeter duhet te behen te gjitha perpjekjet ligjore dhe infrastrukturore te arsyeshme qe te thithen investime aktive te huaja. Pa kapital te madh vendas nuk ka kapitalizem, nuk ka lob nderkombetar, nuk ka zhvillim ekonomik dhe financiar dhe si perfundim varferia do te vazhdoje. Nga pikpamja e qendrimit teknik makroekonomik, keto gjera PDM beson se stafet teknike dhe eksperte shqiptare jane ne gjendje t`iu sugjerojne stafeve politike vendimasrrese ne ēdo rast te veēante, rrugen me te mire ne drejtim te shifres se inflancionit, deficitit buxhetor, borxhit te jashtem dhe te brendshem rivleresimin apo cvleresimin e monedhes dhe tregues te tjere makro ekonomike.

PDM mendon se zhvillimi i rrjetit rrugor te brendshem dhe nderkombetar te standartit europian, eshte nje problem shume i rendesishem qe per shkak te fondeve jashtezakonisht te medha qe kerkohen duhet te zhvillohet me tekniken e koncensionit, te brendshem dhe te jashtem.

Sistemi energjitik eshte i vjeteruar dhe i paafte te plotesoje kerkesat e ekonomise ne rritje, per kete qellim partia jone mendon se ndertimi i kapaciteteve te reja prodhuese eshte i domosdoshem ashtu si dhe lidhja e qendrueshme ne sistem me fqinjet tane ballkanike dhe europiane. Pa nje sistem furnizimi 24 oresh me energji elektrike, me parametra teknike te garantuar, sot nuk eshte e mundur te pretendosh per ekonomi te zhvilluar dhe per pasoje per nje shtet te zhvilluar. Metodat e perballimit te objekteve te medha energjitike dhe ne afat te shkurte mendojme se mbetet metoda e koncensionit.

Legjislacioni do te tentoje te liberalizohet, duke i lene shtetit vetem detyrimet e patjetersueshme te tije si arbiter dhe jo si zot ndermjet paleve.

 

VI.  Politika Sociale

 

Politika sociale e shtetit do te jete mbeshtetja e shtresave domosdoshmerisht ne nevoje dhe e paafte per te prodhuar vete te mira materiale. PDM eshte kunder stimulimit te papunesise, mbrojtjes se panevojshme sociale apo krijimit te grupeve te privilegjuara sociale per efekte te mbeshtetjes elektorale ne rast fushatash. PDM nuk e quan politike sociale demshperblimin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike, ajo eshte nje ēeshtje qe ka te beje me nje padrejtesi te vene ne vend. Politika sociale do te mbeshtetet kryesisht tek rritja e pensioneve dhe barazimin e pensioneve te kooperativave bujqesore me pensionet e qytetit si dhe mbrojtjen e jetimeve dhe invalideve te te gjitha kategorive.

 

 

VII.  Politika e Jashteme

 

Ne jemi pro amerikane sepse Amerika eshte shteti me I zhvilluar dhe garanti antikomunist ne te gjithe boten, ne jemi pro europiane, sepse jemi europiane. Politika e jashteme e Shqiperise duhet te jete nje politike e thjeshte, aktive, fleksibel dhe pragmatiste.  Te shkurtohen numri I perfaqsive diplomatike dhe numri i personelit diplomatik ne bote duke u perqendruar vetem ne shtetet e medha dhe me fqinjet. Te rishikohen mardheniet me Greqine. Nuk mund te quhet as e drejte dhe as europiane nje politike vasale dhe servile e deritanishme ndaj Greqise. Ne rradhe te pare Greqia duhet te pranoje pa kushte te heqe ligjin e luftes me Shqiperine dhe te negocioje kushtet e kthimit te shqiptareve ēame ne shtepite e tyre, ne te kundert , Shqiperia te marre te gjitha masat e nevojshme diplomatike sipas eksperiences boterore ne te tilla raste.

Te marrin perparesi ne krahasim me shtete te veēanta mardheniet me Italine, duke e konsideruar fat qe kemi fqinje nje nga vendet me te rendesishme te Komunitetit Europian dhe nga me te zhvilluarat ne bote.

Kosova,  te kthehet ne nje nga sensibilitetet e politikes shqiptare, per t`iu qendruar sa me afer vellezerve tane ne nevoje ne te gjithe problematiken e tyre politike, ekonomike dhe sociale, duke sherbyer si mbeshtetes te integrimit, por jo nxites te fenomeneve te shtetformimit. Shqiperia duhet te jete e hapur dhe e pergatitur per te gjitha opsionet qe do te paraqiten si rezultat i vullnetit politik shtetformues dhe integrues te popullit shqiptar ne Kosove ne harmoni me marveshjet nderkombetare dhe vendimet e komunitetit nderkombetar. Maqedonia dhe Mali I Zi, mbeten preokupim I politikes tone te jashteme, duke synuar nje integrim gradual ekonomik dhe kultural te te gjithe popullates shqiptare qe jeton ne troje etnike jashte kufijve politike te Rep.Shqiperise, pa kerkuar dhe nxitur ndryshim kufijsh me force.