Deklaratė pėr Shtyp
Shqipėria
duhet tė bėhet njė shtet modern, njė urė lidhėse e Europės me Mesdheun, duke synuar njė integrim me dinjitet kombėtar.
Ne vlerėsojmė faktin qė nė kėto vite tė demokracisė nė Shqipėri ka ndryshime
pozitive. Por nė kėtė realitet, strukturat e shtetit shqiptar janė ende shumė larg kuptimit tė thelbit tė demokracisė.
Ne jetojmė nė dekadėn e depresionit tė madh shpirtėror, tė kushtėzuar
nga fenomenet negative, tė cilat provojnė humbjen e besimit dhe tendencat drejt rrėnimit tė psikologjisė sonė kombėtare. Njė
psikologji e sofistikuar mbytėse, terrorizuese e deri antikombėtare, po synon heshtjen, mėnjanimin e mbylljen nė vetvehte
tė patriotėve dhe intelektualeve, duke ju dhėnė mundėsinė e dominimit tė situatės njerėzve populiste, militantė, avokatė mbrojtės
tė sė keqes.
Gjykuar me gjakėftohtėsi, tronditjet e shtetit dhe tė institucioneve
tė tij, pėrballė “tėrmeteve” qė po kalon Shqipėria tregojnė se, ekzistojnė vakumet e historisė, qė rrezikojnė
tė vrasin atdhedashurinė e tė kompromentojnė idealet kombėtare. E krahasuar me disa periudha tė mėparėshme, nėn efektet e
njė tranzicioni tė tejezgjatur, po vihet re mospėrputhja midis shtetit dhe kombit, midis pushtetit politik dhe shqiptarizmit,
duke mbjellė krizėn e besimit nė popullin shqiptar. Historia jonė ka treguar se, kėto realitete, kombi dhe shteti, kur janė
bashkuar e kanė hyrė nė harmoni me njeri tjetrin, kanė prodhuar stabilitet, fuqi dhe kohezionin e duhur tė shqiptarėve.
Ne vlerėsojmė se aktualisht Shqipėria po pėrjeton njė tranzicion tė gjatė
dhe shumė tė vėshtirė, i cili ėshtė njė sajim me tendenca destabilizimi prej forcave jodashamirėse tė kombit shqiptar, me
prapavija tė dyshimta politike. Kėtė tranzicion tė gjatė, ne e vlerėsojmė si njė rraskapitje tė qėllimėshme, pėr ta kaluar
popullin shqiptar dhe inteligjencėn e tij nė gjendje tė rėndė reanimacioni, pėr ta pasur mė tė lehtė nė tė ardhmen coptimin
moral - psikologjik dhe aneksimin e plotė ekonomik tė Shqipėrisė. Dimensionet moral - psikologjike, intelektuale, politike
dhe sė fundi ekonomike, janė vėnė nė shėnjestėr tė politikave nga qarqe tė dyshimta, qė po pengojnė me ēdo kusht integrimin
euroatlantik. Ky agresion duhet tė ndalohet sa jemi nė kohė.
Ne shqiptarėt, sot synojmė BE-nė, jo pėr hir tė krijimit tė unitetit
europian, por pėr tė mbrojtur interesat tona, pėrmes veprimesh tė pėrbashkėta. Shqipėria nuk mund tė jetė miku i kujtdo, por
ajo duhet tė ketė primare interesat e saj. Veēimi i interesave kombėtare, nuk presupozon neutralizėm, nacionalizėm, apo kundėrshti.
Ne kemi nevojė t’i imponojmė Europės interesat tona kombėtare. Kjo bindje pėrforcohet,
kur pėr nevojat e politikave tė jashtėme dhe tė sigurisė kombėtare, synohet konsensusi politik sa mė i gjerė, aq tė domosdoshėm
postluftės sė ftohtė. Pasojat na imponojnė tė bėjmė deklarimin e vlerave dhe tė mos vlerėsojmė konseguencat e paefektėshme
tė pėrgjegjėsive, duke u kthyer nė njė shtojcė e vogėl e OKB-sė dhe OSBE-sė. Kjo ėshtė njė etikė fallco, larg “etikės
sė pėrgjegjėsisė”, me parime e vlera abstrakte, prapa tė cilave mund tė fshihet kushdo.
Vendi sot ka nevojė pėr lidera atdhetarė, tė cilėt duhet tė kuptojnė
historinė e tij tė djeshme dhe realitetet e sotme. Ai nuk ka nevojė pėr mendje jo historike qė sabotojnė arsyenė historike,
qė kuptojnė politikėn si hakmarrje dhe e shndėrrojnė pushtetin nė mjet tė thellimit tė pėrēarjes kombėtare. Kėto e kanė ēuar
disa herė Shqipėrinė nė buzė tė greminave dhe tragjedive tė mėdha.
Historia na mėson se, kombet bien dhe vdesin, kur gjithēka qė ėshtė e
domosdoshme, duket e pamundėshme.
Pėr arėsye qė dihen, shqiptarėt janė tė vonuar nė rrjedhėn e historisė
sė tyre. Ka ardhur koha, qė ata tė dinė tė vlerėsojnė njė fitore tė madhe, arritjen dhe formatimin e fitores sė arsyes. Aktualisht
politika e konfliktit, sipas konceptit tė llogores “Ne” dhe “Ata”, demagogjia, intriga, prapaskena,
kulisat, lufta pėr pushtet, e kanė ēuar elektoratin shqiptar nė njė klimė mėrie dhe dhune, nė pasivitet, nė reagime negative,
nė humbje tė shpresės, nė zbehjen e ndjenjės kombėtare, duke e lėnė vendin nė njė gjendje tė varfėruar.
Nė kėto rrethana komplekse, inteligjenca e vėrtetė shqiptare tė synojė
tė vrasė frikėn, tė zgjohet, tė organizohet, pėr tė sjellė ndryshime thelbėsore. Tė krijojė rrugėn e njėjtė tė mendimit progresiv
intelektual, tė mendimit dhe veprimit aktiv politik. Ne duhet tė shfrytėzojmė shansin historik tė dhėnė nė mėnyrė racionale,
pėr t’u stabilizuar si popull dhe si komb.
Kombit shqiptar e ka bėrthamėn e inteligjencės, qė tė inicojė njė lėvizje
sociale pėr ndryshime thelbėsore, e konceptuar si njė proēes i domosdoshėm, i organizuar dhe i motivuar, me pėrfshirje tė
tė gjithė spektrit tė politikės dhe tė shoqėrisė shqiptare, nė interes tė ēėshtjeve madhore qė ka sot vendi dhe kombi: shtetin
ligjor tė sė drejtės, demokracinė si proēes, sigurinė kombėtare, ekonominė e zhvilluar (mirėqėnien e popullit) dhe aspiratėn
shekullore tė mishėruar nė Kushtetutė pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar, si njė proēes i pakthyeshėm.
Kjo lėvizje synon tė injektojė klimėn, qė politika dhe shoqėria shqiptare
ka nevojė, jo pėr ashpėrsim tė karakterit, por pėr zbutje tė zemrės. Kemi nevojė pėr mesazhe pajtimi, pėr zgjatje tė dorės,
pėr mirėkuptim, pėr virtytin e besimit reciprok dhe jo pėr konflikt. Le t’ia lėmė kohės tė ndreqė dhe tė shėrojė plagėt
tona tė sė kaluarės (tė largėt dhe tė afėrt), le ta pastrojė ajo tė vertetėn.
Lidershipi i njė lėvizje serioze do tė organizojė teknologjinė moderne
institucionale, proēeduart, mekanizmat, rregullat, kriteret, normat, idetė racionale pėr tė bėrė tė mundur instalimin e konceptit
modern tė drejtimit me ekip, qė e konstatoj se mungon. Kjo realizohet nėpėrmjet vendimarrjes institucionale, duke u bazuar
nė principet e kolegjialitetit, tė besueshmėrisė, tė rotacionit, tė votės sė fshehtė dhe tė lirė, tė cilat dyshoj se mungojnė.
Lėvizje tė tilla serioze ftojnė statura intelektualėsh dhe politikanėsh
tė pakonsumuar, vizionarė dhe me nerv (intelektualė tė guximshėm), me aftėsi tė larta teorike dhe intelekti, me pėrvojė e
aftėsi organizative dhe menaxhuese, mbi tė gjitha me ndershmėri institucionale (zyrtare) dhe forcė karakteri. Ne udhėhiqemi
nga parimi i diversitetit ndėretnik, fetar, krahinor, lokal, si burim universal vlerash dhe i solidaritetit ndėrmejt tyre.
Synojmė mendimin progresiv racional me vullnet dhe vizion, qė tė ofrojė
transparencė dhe moderacion, kompromis, konsensus, bashkėpunim ndėrmjet tė Majtės sė moderuar dhe tė Djathtės sė moderuar,
ndėrmjet politikanėve tė pakonsumuar pėr ēėshtjet madhore, qė ka sot vendi dhe kombi. Pėrkundrejt tyre ne rezervojmė njė koncept
modern. Nė shtetet moderne ka qėnė e Majta, qė ka ndėrmarrė masa me karakter emancipues dhe shoqėror, pėr tė mbrojtur drejtėsinė
sociale dhe barazinė themelore midis qytetarėve. Por, ka qėnė e Djathta politike, qė po kaq herė, i ka vazhduar ato dhe i
ka bėrė pjesė tė pėrgjithėshme tė kulturės politike tė kombit.
Analiza historike dhe pėrvoja shqiptare na mėsojnė se, qėllimi i madh
i artit tė qeverisjes duhet tė jetė ruajtja e rendit, gjė qė ka peshėn mė tė madhe se gjithė tė tjerat, sepse ajo ėshtė mė
e ēmuar se vetė liria. Vetėm nga forca dhe stabiliteti i qeverisjes garantohet nė pėrgjithėsi jetėgjatėsia e saj, sigurisht
si zhvillim i pandėrprerė.
Faktoret motivues tė ringritjes, pėrsėri janė gjallė. Populli shqiptar,
ėshtė me vetėdije tė lartė kombėtare. Ai mban kundrejt atdhedashurisė tė njejtin qėndrim e tė njejtin institk, si kundrejt
dritės. Pėr kėtė ka mjaft dėshmi kulmore tė historisė sonė kombėtare.
Shqiptarėt janė me moshė tė re dhe me nje instikt tė lartė jetėsor.
Me gjithė konfliktin real politik dhe atė tė shpifur krahinor, religjioz
e nė fusha tė tjera, populli, falė urtėsisė dhe instiktit natyror, nuk e ka gėlltitur karemin, qė i ofron papėrgjegjshmėria
politike, e nxitur nga interesa te dyshimta, tradicionalisht tė mbetura nė tentativė pėr njė Shqipėri tė dobėt e tė destabilizuar.
Shqiptarėt janė tė tėrė nė raportet e solidaritetit, qė dallon, jo vetėm
nė etikėn kombėtare, por kultivon sot nė breza, atdhedashurinė.
Ripėrtėritja e moralit dhe kohezionit, sidomos ridimensionimi, ripėrtritja
e edukimit dhe e formimit tė unitetit kombėtar, ėshtė dhe duhet tė mbetet detyra mė urgjente, ku padyshim, kontributi i inteligjencės
dhe i rinisė mbetet i artė dhe i pazėvėndėsueshem.
Shqipėria ėshtė nė vėmendjen dhe ndihmesėn e miqve e tė institucioneve
demokratike pėr integrimin euroatlantik.
Njė shtet – komb i qėndrueshėm, qė pėrfaqėson interesa tė pėrbashkėta
pėr tė gjitha ngjyrimet politike, duke synuar garantimin e integritetit teritorial,
rritjen e mirėqėnies, tė drejtat e njeriut, vlerat e ēėshtjes kombėtare, tė sinkronizuara kėto nė preambulėn e Kushtetutės
sė Shqipėrisė, nuk mund tė pajtohet me interesa tė pjesėshme, vetėm si alternativa ideologjike apo gjoja interesa kombėtare.
Ky do tė ishte njė spekullim i rėndė mbi kombin shqiptar. Kombi nuk ėshtė njė propagandė, por ėshtė themeli historik e kulturor
i shtetit. Sot kjo ėshtė mė tepėr e domosdoshme se kurrė. Ēėshtja kombėtare nuk mund tė shmangė elitėn drejtuese shqiptare
kudo qė ndodhet.
Shqiptarėve u duhet tė ndreqin me ngut tė metat, tė dėshmojnė qytetari,
unitet, aftėsi qeverisėse. Vlerat kombėtare tė shfaqen si njė faktor me fuqi maksimale nė peshoren e gjeopolitikave ballkanike.
Nė kėtė kah, sidomos apeli pėr intelektualėt e atdhetarėt, na fton pėr aksion e ndryshim. Ata nuk mund tė presin gjatė pėrpara
portės sė kyēur tė ardhshmėrisė, duke ngrėnė vetvehten e duke pritur njė tranzicion tė tejzgjatur, qė shteron e lodh vlerat
vitale qė forcojnė kombin.
Vendi ka nevojė pėr zemėr, pėr moral, por mbi tė gjitha ka nevojė per
arėsye tė shėndoshė, pėr inteligjencėn shqiptare. Nė se ata qė e bėjnė historinė tonė, apo qė drejtojnė vendin, duke luajtur
me fatet e kombit, me jetėn tonė, me kulturėn tonė, me historinė tonė, me njerzit tanė, pėr mė tepėr, kur nuk duan ta kuptojne
kėtė, atėhere pėrpara tė gjithė inteligjencės dhe shoqėrisė del detyra tė shpallin misionin e tyre, tė imponojnė vetėdijen
kombėtare.
Vėllazėrisht
NMT LEKA I
– Mbret i Shqiptarve
Tiranė, 26 janar 2004