Levizja perZhvillim Kombtar

Pershendetja
Home
Kosova
Anketa Jone
Partia e te Drejtave te Mohuara
Lajme
Politike
Aktivizohuni
Linke
Kalendari i aktiviteteve
Na Shkruani
Fotot
Hymni i Flamurit

PĖRSHĖNDETJE E NMT LEKA I

PĖR PĖRVJETORIN E KONGRESIT TĖ LUSHNJĖS,

21 JANAR 2004

 

Tė dashur motra dhe vėllezėr,

 

Ne kemi sot njė rast tė veēantė pėr t’ju pėrshėndetur dhe pėr tė nderuar sė bashku,  Kongresin e Lushnjės, 84-vjetorin e kėtij kuvendi qė shėnoi aktin historik tė rifillimit tė ndėrtimit tė shtetit modern shqiptar. Qeveria, e miratuar nė kėtė Kongres nga delegatėt e ardhur nga tė gjithė trojet shqiptare, duke pėrcaktuar si detyrė kryesore “shpėtimin e Atdheut nga rreziqet e kėrcėnuara”, mori pėrsipėr detyra tė mėdha, qė fillonin me unifikimin e vendit dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare, duke e shtrirė autoritetin qeveritar brenda kufijve shtetrorė. Tė gjithė kishin dhėnė besėn pėr ta kryer detyrėn supreme qė : “me ē’do farė therrorije tė mbrojnė me gjak tė vet tokat e shenjta, qė na i ka falė Zoti…” Dhe ata e kryen detyrėn edhe me gjakun e vet! Ne i nderojmė sot tė gjithė kėta burra patriotė, intelektualėt dhe dėshmorėt, qė dhanė mėndjen dhe gjakun e tyre pėr themelet e shtetit tė ri shqiptar!

I pėrjetshėm qoftė kujtimi i tyre!

 

Motra dhe vėllezėr shqiptarė,

 

Njė vėshtrim i shpejtė i historisė sė Shqipėrisė nga lashtėsia deri nė modernitet na bind se mbijetesa e shqiptarėve ėshtė realizuar nga vetėdija e fuqishme kombėtare qė ka dominuar mbi fetė, ideologjitė dhe kulturat asgjėsuese. Skėnderbeu, populli, e ushtria e tij hynė nė panteonin e figurave tė ndritura tė historisė botėrore, sepse prapa kėtyre qėndronte dashuria pėr tokėn, lirinė, atdheun. Kjo figurė, qė jetonte nė zemrat e shqiptarėve dhe, mė pas, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pėrbėjnė kohėn kur tharmi shpirtėror e material shqiptar gjatė proēesit etniko – shekullor, po ngjiste shtetin - komb shqiptar. Vepra lapidare e Rilindasve frymėzoi vargun e kryengritjeve qė shpunė nė aktin historik, Shpalljen e Pavarėsisė, nga e cila doli njė qeveri e testuar pėrsosshmėrisht pėr harmoninė shtet - komb.

Vlerat atdhetare dhe ideali kombėtar ishin nė themelet e kohės sė republikės e tė monarkisė, nė ngjarjen madhore tė Luftės Antifashiste, si monument i sakrificės sė lartė njerėzore pėr liri dhe pėr pavarėsi. Nė periudhėn e sitemit totalitar, pavarėsisht indoktrinimit, shqiptarėt nuk i humbėn ndjenjat atdhetare tė Idealit Kombėtar.

Nė harkun e pikave kulmore tė historisė viti 1920, ngjarja qė pėrkujtojmė, vlen tė veēohet, pasi me te drejtė, ėshtė vleresuar si mrekullia shqiptare. Nė njė ēast jetik, kur shpresat e fuqive tė medha kishin qene iluzore, mblidhet Kuvendi Kombetar, Kongresi Historik i Lushnjes, me pėrfaqėsues 50 drejtues politikė tė vendit, mes sė cilėve 24 vjeēari Ahmet Zogu, i shoqėruar nga 500 burra tė armatosur mirė. Nė rendin e ditės per atdhetarėt shqiptarė, ishte sigurimi i mbijetesės sė Shqiperise, si nje shtet i pavarur, qė tė gjente vendin e vet ne Ballkanin e pas Versajes; Shqiperise i duhej kombi - shtet dhe forcimi i identitetit kombetar, vetem 6 vjet pas luftes (1914-1918), te ndjekur nga 2 vjet anarki (1918-1920). Kongresi i Lushnjes krijoi bazen per nje qeveri kombetare, e cila motivonte ecjen e Shqipėrisė drejt perparimit dhe modernizimit. Me drejtimin e protestave, u treguan Fuqive tė Mėdha se, “Shqiptarėt dinė tė vdesin per te mos shkuar nga njera dore tek tjetra, si tufė delesh, e tė bėhen plaēkė e atyre qe drejtojne sot diplomacite e Europes…”.

Mbas aktit kushtetues, qe percaktonte sovranitetin e popullit shqiptar, Kongresi zgjedh nje keshill te larte mekėmbėsie (regjencėn), duke bere nje akt katerfish historik, i cili nė thelb vendosi: pėrfaqėsine e besimeve fetare ne Shqiperi me fuqi ekzekutive, zgjodhi senatin, kėshillin kombėtar tė shqiptarėve tė shquar me kompetenca paralamentare, caktoi Tiranėn kryeqytet dhe vendosi ne nje kohe te shkurter rendin.

Europa shikon e befasuar ringjalljen e shqiptareve. Presidenti Uillson, mbėshteti te drejtat e tyre, ndersa Anglia kthehet ne krah te Shqiperise; forcat nderkombetare terhiqen nga Shkodra, e cila merret ne dorezim nga qeveria shqiptare, duke shmangur rrezikun malazez. Ne mars qeveria shpall nje hua te brendshme prej 2 milion franga ari, qe do te shlyejė brenda dy vjetesh. Forcat franceze terhiqen nga Korēa dhe u nenshkrua, ne pozita te barabarta me greket, marreveshja e Kapshtices, duke larguar rrezikun grek. Me 5 qershor filloi sulmi i kryengritjes vlonjate, e duke u gdhirė 12 qershori lebėrit vulosin fitoren me gjak. Ne nje kohe me fitoren e luftes se Vlores, testohet roli i kabinetit tė Sulejman Delvinės, dora e hekurt e te cilit ishte Ahmet Zogu, qė sėbashku me fuqitė e Aqif Pashes, Mustafa Krujes e tė Bajram Currit, perfunduan me sukses operacionet ne Shqiperine e Mesme, kunder bandave anarkiste, duke vendosur rendin.

Ne Konferencen e Paqes u dergua nje delegacion per ta argumentuar rikrijimin e Shqiperise ne “kufijte e saj natyrorė”. Nė fund tė korrikut, nė Koplik, forcat shqiptare tė ndihmuara nga forcat vullnetare tė Shqipėrisė sė Mesme e mė gjerė, pėrballuan me sukses trupat e mbretėrisė serbe-kroate-sllovene, qė sulmonin nė drejtimin e Shkodrės. Nė gusht, nėn drejtimin e Elez Isufit, i quajtur “gjenerali me shajak”, tė ndihmuar nga forcat qeveritare e mijra vullnetarė, u dėbuan trupat serbe deri tek “vija strategjike” (Kufiri i vitit 1913). Mė 17 dhjetor 1920, me gjithė kundėrshtimet histerike tė fqinjėve, Shqipėria pranohet si shtet i pavarur nė Lidhjen e Kombeve. Pra, nė harkun kohor tė njė viti, shqiptarėt bėnė aq sa nuk patėn bėrė thuajse gjatė historisė sė sotme.

Historia ėshtė prologu i zhvillimeve politike aktuale tė njė shteti e tė njė populli dhe ajo nuk na mėson vetėm njė herė, por pėrgjithmonė, edhe sot. Ne jetojme ne dekadėn e depresionit mė tė madh shpirteror, tė kushtėzuar nga shumė fenomene negative, qe provojne mes tė tjerash, humbjen e besimit si problemin mė tė madh social e tė psikologjisė kombėtare. Njė psikologji e sofistikuar e deri antikombetare, mbytese e terrorizuese, mbahet nė kėmbė nga politikanė qė synojnė mėnjanimin e mbylljen ne vetvete tė intelektualėve, si frymė kritike e ndergjegje e kohės. Kjo po shoqėrohet nga dalja sheshit pėr tė dominuar situatėn me “intelektualė populistė”, deri antikombėtarė, avokatė mbrojtės tė politikanėve qė nuk punojnė pėr zhvillimin dhe mirėqėnien e popullit.

Gjykuar me gjakftohtėsi, tronditjet e shtetit dhe tė institucioneve tė tij perballė “tėrmeteve” qe po kalojme, tregon se, ekzistojne vakumet e historisė, qe rrezikojne te vrasin atdhedashurine e te kompretojnė idealet kombetare. Parė me kujdes, nė disa periudha te meparshme, por me qarte ne krizat qe shoqerojne trazicionin e tejzgjatur, (kjo jo rastesisht, por si njė strategji e dyshimtė), ėshtė vėnė re diskordanca midis shtetit e kombit, midis pushtetit e shqiptarizmit, duke bėrė qė qytetari tė mos ta shohe atė si shtetin e vet, si institucionin e vet, si institucionin real tė kombit.

Nderkohe, historia jone ka treguar jo rralle, se keto realitete (kombi dhe shteti), jane bashkuar dhe kane hyre ne harmoni me njeri tjetrin. Kjo lidhje ėshtė bėrė faktikisht e pa ndashme dhe ka provuar “Mrekullitė shqiptare”. Nje shtet, i cili ėshtė shtet, domethene qe bazohet mbi nje te kuptuar themelor midis shumices e opozites, ne lidhje me rregullat e lojes, ka interesa te cilat jane te perbashketa per te gjitha partite, siē jane garantimi i integritetit teritorial, rritja e mireqenies, te drejtat e njeriut, e sidomos ēeshtja kombetare, e cila ėshtė paracaktuar qe ne preambulen e Kushtetutes sė Shqipėrisė. Caktimi i interesave te pjesshme ose te veēanta, apo vetem si alternativė ideologjike, si interesa kombetare, nuk ėshtė gjė tjeter, veēse nje hipokrizi e spekullim. Shteti nuk ėshtė vetem nje instrument i kombit. Kombi shpreh vullnetin e qytetareve per te jetuar se bashku. Kombi nuk ėshtė thjesht propagande, ai ėshtė themeli historik e kulturor i shtetit. Sot kjo ėshtė me teper se kurre e dukshme.

Shteti Shqiptar ėshtė brenda zemrės tė ēdo shqiptari patriot, qė e ka pėr nder emrin shqiptar. Ky ėshtė mėsimi mė i madh i historisė sonė kombėtare, qė na e pėrcjell me krenari edhe Kongresi i Lushnjės dhe ne duhet ta zbatojmė edhe sot, nė kėto kohė tė vėshtira, qė po kalojnė tė gjithė shqiptarėt. Shteti nuk ėshtė pronė e asnjė shtetari, por ėshtė pėrgjegjėsi e tė gjithė shqiptarėve. Kjo do tė thotė qė ēdo hallkė e pushtetit duhet tė mendojė pėr tė gjithė shtetasit, qė ata tė kenė punė, tė arsimohen dhe t’u sigurohet vazhdimėsia qė tė japin kontributin e tyre pėr vatrat, ku kanė lindur e janė rritur, por dhe pėr Atdheun, qė u ka dhėnė emrin Shqiptar!

Shqiptarėt, synojnė BE-ne, jo qė nė vetvete tė krijojmė unitetin europian, por pėr tė mbrojtur me mire interesat tona, permes veprimesh tė perbashkėta. Shqipėria duhet tė jetė njė urė mes Europės dhe Mesdheut. Shqiperia nuk mund tė jetė miku i kujtdo, por duhet tė ketė tė qarte, sė pari, ndaj vehtes, interesat e saj dhe pastaj t’i ndjekė ato. Se angazhimi ne interesat kombetare, nuk presupozon autokrati, nacionalizem, mendjemadhesi etj. Shqiptaret duhet te jene te interesuar per ēeshtjet e jashtme, te jene ne dijeni te problemeve, me te cilat do te ballafaqohen, per rreziqet, perparesite, shpenzimet etj. Politika e jashtme tek ne, shpesh, kufizohet me deklarimin e vlerave e nuk arrijnė tė vleresojnė efektin e pergjegjesive, duke u bere nje shtojce e vogel e OKB dhe OSBE-sė.

Vendi ka nevoje per liderė atdhetarė, qe se pari, ta ndihmoje ate, te kuptoje historine e tij te djeshme dhe realitetet e tij te sotme, te afte per ta ndihmuar te zhvilloje energjite e tij te brendeshme. Ai nuk ka nevoje per mendje jo historike, qe sabotojnė arsyenė historike, qe e kuptuan politiken si hakmarrje e qe e kanė shndėrruar pushtetin ne mjet te thellimit te perēarjes kombetare, qe e kane ēuar disa here  vendin buzė greminės, e qė nuk tundohen as para tragjedive makabre, si ato tė Otrantos.

Cėshtja kombėtare nuk mund tė shmangė elitėn drejtuese shqiptare kudo qė ndodhet. Shqiptarėve u duhet tė ndreqin me ngut tė metat, tė dėshmojnė qytetari, unitet, aftėsi qeverisėse. Vlerat kombėtare tė shfaqen si njė faktor me fuqi maksimale nė peshoren e gjeopolitikave ballkanike. Nė kėtė kah, sidomos apeli pėr intelektualėt e atdhetarėt, na fton pėr aksion e ndryshim. Kuptohet intelektualet nuk mund te presin gjatė perpara portes se kyēur te ardhshmerise, duke ngrene vetvehten e duke pritur nje tranzicion te tejzgjatur, qe shterojne e lodhin vlerat vitale qe ndertojne kombin. Vendi ka nevoje per zemer, per moral, por mbi te gjitha ka nevoje per aresye te shendoshe, per inteligjencen e saj. Nė se ata qė e bejne historine tone, apo qe drejtojne vendin, duke luajtur me fatet e kombit, me jeten tone, per me teper, nuk duan ta kuptojne kėtė, atehere perpara intelektualeve del detyra te shpallin mision e tyre, tė imponojnė vetėdijen kombėtare.

Gjithsesi, faktoret motivues te ringritjes, perseri jane gjallė. Populli shqiptar ėshtė ne vetėdije te larte kombetare, ka kundrejt atdhedashurise te njejtin qendrim e te njejtin instikt si kundrejt drites; e per kete ka mjaft deshmi, e ku pa dyshim, 1920-ta qėndron ende si nje mrekulli. Shqiptaret janė me moshė tė re dhe me nje instikt te larte jetesor. Me gjithe konfliktin real politik dhe ate te shpifur krahinor, religjioz, populli, falė urtesise dhe instiktit natyror, nuk e ka gelltitur karemin qe i ofrojne forca te ndryshme, te pa pergjegjeshme politike, te yshtura mbase edhe nga interesa te dyshimta, sidomos nga ato, qe tradicionalisht mbeten te interesuara per nje Shqiperi te dobet dhe jo stabel. Shqiptaret jane te tere ne raportet e solidaritetit, ēka dallon jo vetem etiken kombėtare, por e gjallon atdhedashurine. Riperteritja e moralit e kohezionit, e sidomos ridimensionimi, riperteritja e edukimit dhe e formimit kombetar, ėshtė ndoshta detyra me urgjente, e ku padyshim kontributi i inteligjencės dhe i rinisė mbetet i artė dhe i pazėvėndėsueshem.

 

Motra dhe vėllezėr shqiptarė,

 

Kėto ditė ne po e ndjejmė tė gjithė dhėmbjen e madhe pėr tė rinjtė, qė u mbytėn nė ujrat e detit, duke kėrkuar punė pėr familjet e tyre. Pėr kėtė kanė filluar dhe protestat popullore. Ne po e shikojmė qė dhėmbja shoqėrohet me kėrkesėn mbarėpopullore pėr tė gjetur zgjidhje pėr hallet e popullit, pėr t’u gjetur punė tė gjithė shqiptarėve, pėr t’u siguruar bukė e mirėqėnie familjeve tė tyre, pėr tė pasur drita dhe ujė nė vatrat e tyre, pėr tė rregulluar rrugėt dhe pėr t’u krijuar kushtet qė tė punojnė tokat e tyre, qė tė ngrenė ekonominė e tyre private. Kėshtu ngrihet edhe ekonomia e Shqipėrisė, duke risjellė dinjitetin kombėtar, qė na mungon. Nuk mund tė mbeten shqiptarėt rrugėve tė botės vetėm se janė tė papėrgjeshėm politikanėt dhe vazhdojnė komeditė parlamentare, sikur tė mos ketė ndodhur asgjė. Ka ardhur koha qė kėto probleme tė zgjidhen dhe shqiptarėt duhet tė lėvizin tė gjithė bashkė pėr kėtė qėllim.

Ne na duhet t’i japim zemrėn tonė njė vepre tė re, pėr tė ringjallur ndėrgjegjen kombėtare qė t’i rikthejmė dinjitetin vetvetes, Atdheut, tė gjitha trojeve shqiptare. Kjo do sjellė ndryshimin qė kėrkojmė tė gjithė, pėr njė qeverisje mė tė mirė, qė nė vatrat shqiptare tė ketė punė e mirėqėnie, por qė edhe ēdo shqiptar ta thotė verdiktin e tij me votėn e lirė dhe tė pa manipuluar. Pėr ta arritur kėtė, ne duhet tė bashkohemi qė tė zgjidhim hallet tona dhe aspiratat tona kombėtare.

 

Rroftė Populli Shqiptar!

Rroftė Flamuri ynė Kombėtar!

Vėllazėrisht,
NMT LEKA I – MBRET I SHQIPTARĖVE