Levizja perZhvillim Kombtar

Mesazhi
Home
Kosova
Anketa Jone
Partia e te Drejtave te Mohuara
Lajme
Politike
Aktivizohuni
Linke
Kalendari i aktiviteteve
Na Shkruani
Fotot
Hymni i Flamurit

-Mesazh drejtuar Kombit Shqiptar,

me rastin e shpalljes sė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar-

 

Me fjalėn time pėrshėndetėse, nė pėrvjetorin e Kongresit Historik tė Lushnjės, tė Deklaratės pėr Shtyp, disa muaj mė parė dhe tė disa intervistave tė mija nė mediat kombėtare, i kam pėrcjellė popullit shqiptar lajmin pėr fillimin e Lėvizjes pėr Zhvillimin Kombėtar.

Idetė e kėsaj Lėvizjeje burojnė nga shqetėsimi i madh pėr fatet e vendit dhe tė Kombit Shqiptar. Por edhe nga vizioni i shqiptarėve patriotė pėr ta parė Atdheun mes kombeve tė zhvilluara. Ne kemi analizuar kėtė gjėndje dhe kemi pėrgatitur projekte konkrete pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė. Jemi konsultuar gjerėsisht me njerėz tė ndryshėm nga tė gjitha krahinat shqiptare, me intelektualė e politikanė, qė e duan me zemėr Shqipėrinė dhe Kombin Shqiptar. Prandaj kjo Lėvizje synon qė tė bashkojė ēdo lėvizje qė ėshtė pėr Zhvillim Kombėtar dhe Shoqėror.

Shqipėria ka bėrė disa ndryshime pozitive, por akoma institucionet e saj janė larg kuptimit tė shtetit ligjor dhe tė demokracisė. Ajo sot ėshtė e ligėshtuar nga agresiviteti dhe konflikti politik, nga korrupsioni e krimi i organizuar, nga papunėsia dhe varfėria, nga hakmarrja dhe gjakmarrja. Po personalizohet politika dhe pushteti, duke ndėrhyrė mbi legjislativin dhe ekzekutivin, mbi drejtėsinė dhe shtypin e lirė.

Ne kemi venė re se, nė kėtė kohė, politika e konfliktit, intriga, lufta pėr pushtet, i kanė ēuar shqiptarėt nė mėri, nė dhunė nė pasivitet, duke e lėnė vendin tė mjeruar. Kjo situatė tregon se, klasa politike nuk e ka kuptuar ende misionin e politikės, se si duhet drejtuar shteti, se si duhet qeverisur. Politikanėt janė pėrqendruar nė njė luftė tė ashpėr e pa moral pėr pushtet. Ata diskutojnė dhe veprojnė se si tė mashtrojnė  dhe tė mposhtin njėri - tjetrin. Kėto kanė bėrė qė shqiptarėt tė humbin besimin e tyre pėr tė sotmen dhe tė ardhmen. Ata e shohin se janė shmangur njerėzit patriotė, intelektualėt me pėrgjegjėsi kombėtare. Kjo gjendje rrezikon tė vrasė patriotizmin, dashurinė pėr atdheun, idealet kombėtare.

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do tė ringjallė besimin e humbur tė popullit tek politika. Ne tė gjithė, duhet tė flasim me popullin, tė bashkėpunojmė me njeri - tjetrin dhe tė zbatojmė projekte konkrete pėr zhvillim. Unė i drejtohem inteligjencės sė vėrtetė shqiptare, e cila duhet tė zgjohet e tė organizohet. Ne duhet tė bashkohemi pėr tė realizuar ndryshimet qė kėrkon populli shqiptar. Pėr kėtė, duhet tė krijojmė rrugė tė reja tė mendimit intelektual dhe tė veprimit politik. Ky ėshtė njė rast historik pėr kombin shqiptar, pėr t’u zhvilluar si popull dhe pėr t’u stabilizuar si komb.

Ne shqiptarėt, dėshirojmė tė futemi nė BE, synojmė integrimin euroatlantik. Kjo na takon se ne jemi njė nga kombet mė tė vjetėr tė Europės. Por ne kėrkojmė qė tė futemi me dinjitet kombėtar dhe ta kthejmė Shqipėrinė nė njė urė lidhėse midis Europės dhe Mesdheut, pėrgjatė Koridorit Trans- Adriatik. Kjo bashkon aspiratat e shqiptarėve me interesat e SHBA dhe BE pėr kėtė pjesė tė Europės dhe do tė tregojė forcėn stabilizuese tė faktorit Shqiptar nė Ballkan. Pėr kėtė kėrkohet njė mirėkuptim politik sa mė i gjėrė i tė gjitha forcave politike shqiptare.

Jam i bindur se, kombi shqiptar ka energji dhe patriotizėm. Ne i kemi potencialet dhe inteligjencėn, pėr tė filluar kėtė lėvizje tė re qė do tė sjellė ndryshimet e dėshiruara nga tė gjithė shqiptarėt. Lėvizja do tė pėrfshijė tė gjithė krahėt e politikės dhe tė shoqėrisė mbarėkombėtare, me njė Ideal – Interesat Kombėtare. Kjo do tė sjellė klimėn e pajtimit e tė mirėkuptimit nė kombin shqiptar. Ne kemi nevojė pėr t’i besuar njėri – tjetrit. Ne duhet tė largohemi nga grindjet dhe pėrēarjet. Ne duhet t’ja lemė kohės qė tė shėrojė plagėt tona tė sė kaluarės, le ta pastrojė ajo tė vėrtetėn. Ne duhet tė punojmė pėr tė ardhmen.

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do tė jetė shumė shpejt e pranishme nė ēdo qytet tė vendit, nė tė gjithė hapsirėn mbarėshqiptare. Ne kėrkojmė angazhimin e intelektualėve dhe politikanėve tė guximshėm e me vizion, me aftėsi organizative dhe tė ditur. Atdheu ka nevojė pėr njerėz me ndershmėri zyrtare, me forcė karakteri dhe integritet tė pastėr moral. Ne u bėjmė apel specialistėve, ekspertėve dhe tė gjithė qytetarėve, qė me vullnet e dėshirė, tė mbėshtetin dhe tė bashkohen me Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar.

Pėrvoja e botėrore dhe shqiptare na ka mėsuar se autoriteti shtetėror, zhvillimi i administratės lidhen, nė radhė tė parė, me vendosjen dhe ruajtjen e rendit. Vetėm nga forca dhe stabiliteti demokratik i qeverisjes, do tė garantohet zhvillimi i pa ndėrprerė i Shqipėrisė.

Duke vlerėsuar gjendjen, qėndroj nė mendimin se ndėrtimi i shtetit ligjor tė sė drejtės, demokracia si proēes, siguria kombėtare dhe ekonomia e zhvilluar mbi bazėn e pronės private, do tė mbeten thelbi dhe pėrmbajtja e Lėvizjes sonė pėr Zhvillim Kombėtar. Ato na ēojnė nė rrugėt paqėsore tė integrimit nė Europė dhe janė objektivat tona themelore strategjike. Kėto kėrkojnė reformimin e thellė tė pushtetit gjyqėsor dhe sigurimin e pavarėsisė sė tij, reformimin e institucioneve kryesore tė Sigurisė Kombėtare qė janė pėrparėsitė kryesore.

Pėr tė pėrgatitur gjeneratėn e re tė kombit shqiptar, ne do tė investojmė me pėrparėsi pėr diturinė, pėr arsimin shqiptar i ndėrthurur me kulturėn dhe qytetėrimin perėndimor. Kėshtu do tė sigurohet arsimimi dhe punėsimi i rinisė shqiptare, por do tė ruhen dhe do tė zhvillohen traditat dhe zakonet tona tė mrekullueshme. Patriotizmi shqiptar ka treguar se mban lart Flamurin Kombėtar, di tė bashkėjetojė me pakicat e tjera etnike dhe asnjėherė nuk ka realizuar agresione ndaj fqinjėve natyrorė.

Sot, njė propogandė antikombėtare, e cilėson Shqipėrinė si vendin mė tė varfėr nė Europė. Pėrkundrazi, Shqipėria ėshtė shumė e pasur dhe i ka tė gjitha resurset dhe potencialet pėr zhvillim. Ne duhet t’i kthejmė asaj dinjitetin qė meriton, duke ndalur emigrimin e trurit dhe tė rinisė, si forcat mė aktive tė kombit shqiptar. Ėshtė detyrim shtetėror pėr t’u siguruar punė dhe mirėqėnie kėtu nė Atdhe. Kėt ne do ta bėjmė, bashkė me sigurimin e kushteve pėr tė lėvizur lirisht kudo nė botė, me Pasaportė Shqiptare.

Ne kemi specialistėt dhe ekspertėt tė niveleve shumė tė larta. Ne i ftojmė ata qė t’i thonė mendimet e tyre pėr tė gjitha fushat e zhvillimit tė vendit dhe, ndryshe nga deri tani, ata do tė gjejnė mbėshtetje pėr tė zhvilluar ekonominė tonė kombėtare.

Pėr tė arritur objektivat Lėvizja jonė vlerėson veēanėrisht parakushtin themelor, ndėrtimin e infrastrukturės zgjedhore demokratike pėr tė siguruar zhvillimin e zgjedhjeve tė lira, tė drejta dhe tė ndershme, qė populli tė japė verdiktin e tij.

Faktorėt e ringritjes janė gjallė. Populli, falė urtėsisė sė tij, nuk e pranon regresin. Ai kėrkon njė politikė dhe zhvillim ekonomik tė mbėshtetur nė Idealin Kombėtar. Pėr kėtė kontributi i inteligjencės dhe rinisė ėshtė i pazevendėsueshėm.

Ne dėshirojmė njė shtet - komb tė qėndrueshėm, me interesa tė pėrbashkėta pėr tė gjithė shtetasit nė prespektivėn europiane. Ky ėshtė koncepti modern i shtetit tė sė drejtės. Ai mbėshtetet nė Zhvillimin Kombėtar dhe nė zgjidhjen e Ēėshtjes Kombėtare. Kjo nuk mund tė veēojė njerėzit e ditur tė Shqipėrisė kudo qė ndodhen. Edhe ēėshtjet madhore tė kombit, jashtė kufijeve tė shtetit amė, kėrkojnė vėmendje dhe zgjidhje sipas njė Platėforme Kombėtare, me veprime institucionalisht tė kordinuara nga shteti dhe diplomacia shqiptare, nga media dhe mbarė shoqėria.

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar u bėn apel intelektualėve, atdhetarėve, politikanėve tė pėrgjegjshėm, tėrė shqiptarėve, qė tė bashkohen nė njė front tė vetėm pėr ndryshim. Askush nuk mund tė luajė me fatet e kombit shqiptar, me jetėn tonė, me kulturėn tonė, me historinė tonė, me popullin shqiptar. Kur nuk duan ta kuptojnė kėtė, atėhere e gjithė inteligjenca dhe kombi shqiptar shpallin misionin e tyre, me zgjidhje tė reja pėr zhvillimin kombėtar.

Jam i bindur se shqiptarėt kanė mundėsi tė jashtėzakonėshme pėr ta bėrė Shqipėrinė njė shtet modern me dinjitet kombėtar.

 

RROFTE   SHQIPĖRIA!

RROFTE   KOMBI   SHQIPTAR!

 

Vėllazėrisht

 

NMT Leka I